Sport
Ekskluzive: Agim Ademi me 45 nënshkrime, certifikohet në FFK si kandidat për president
Demokracia
11:35 | 16 Mars 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës me 6 prill të këtij viti do ta mbajë kuvendin zgjedhor për të parin e këtij institucioni.

Shumë emra janë afruar për të kandiduar për këtë post, por gjatë rrugës, shumë sosh hoqën dorë. Aktualisht kanë mbetur mbetën vetëm dy, Agim Ademi si kryetar aktual dhe Gramoz Vokrri i cili mbrëmë konfirmoi se ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta fituar kandidaturën për kryetar.

Megjithatë, Demokracia.com nga burime të afërta me FFK-në, ka mësuar se presidenti Agim Ademi ditë më parë ka deponuar nënshkrimet, ndërsa sot i ka dorëzuar plot 45 sosh të marra nga delegatët e FFK-së dhe tashmë ai është certifikuar nga Komisioni për Certifikim i FFK-së.

Nga kjo nënkupton se Ademi do të jetë kandidat i vetëm për këtë post, pasi askush tjetër nuk mund ta arrijë  numrin e nevojshëm të nënshkrimeve.

Të kujtojmë se Kuvendi i FFK-së numëron gjithsejtë 58 delegatë, ndërsa sot nga ora 11:00, Gramoz Vokrri ka depunuar nënshkrimet në FFK për kryetar të FFKsë. /Demokracia.com

Të ngjashme