Lajme
Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate, 1 mijë euro blen kompjuter për zyre
Demokracia
12:31 | 07 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pajisur zyrën me një kompjuter të ri. Blerja e këtij kompjuteri i ka kushtuar komunës rreth 1 mijë euro.

Në zyrën e kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati, tash e tutje do të zë vend edhe një kompjuter i ri.

Blerja e tij i ka kushtuar goxha shumë Komunës së Malishevës, shkruan Demokracia.com.

Në përshkrimin që është bërë tek njoftimi për dhënie të tenderit shihet se “kompjuteri për kryetarin” nuk është diçka special, por ai kushton fiks 979 euro.

“Lenovo ideaCentre AIO 3-24ITL 23.8”FHD(Intel Core 15-1135G7,16GB DDR4,512GB SSD Windows 11Home) Copë   1”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Në këtë dosje është treguar se tenderi “Furnizim me kompjuter me pajisje përcjellëse për zyrën e kryetarit” i është dhënë një kompanie pa pasur konkurrencë fare.

“Numri i tenderëve të pranuar: 1. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Visar Shurdhaj B.I”.

Kontrata mes kompanisë dhe komunës është nënshkruar sot.

“Data e nënshkrimit të kontratës: 06.06.2022”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme