Lajme
Ekonomistët: Është zvogëluar inflacioni, mirëpo ende ka vështirësi
Demokracia
20:31 | 23 Qershor 2024

Share:

Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje.

Kjo në bazë të statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Bazuar në këto të dhëna, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se çmimet tashmë janë stabilizuar dhe po i kthehen rritjes që kanë synuar.

“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që është dukshëm më lart se tremujori paraprak që ishte 3.96%. Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar”, është shprehur Murati.

Sipas Muratit, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit.

Por, vizat, nuk i sheh si arsye të rritjes së ekonomisë eksperti, Bashkim Mustafa.

“Nuk është arsye ajo pasi që lëvizja e qytetarëve në këtë rast e ka tërheq pa rënë jashtë nuk e ka bërë aktivitetin ekonomik në vendin tonë por kjo nuk qëndron siç ka thënë ministri, por një ndër arsyet kryesore është rënia e normës së inflacionit dhe rritja e aktivitetit ekonomik në përgjithësi në vendin tonë”, ka thënë ai.

E sipas njohësit tjetër të kësaj fushë, Jakup Bellaqa ka ende vështirësi në ekonominë kosovare, pasi gjithçka importohet dhe çmimet janë të larta.

“Inflacioni është zvogëluar ka frenim të inflacionit, por edhe pse ende ka ngritje të çmimit dhe ende ka inflacion të lartë mirëpo inflacioni është më i vogël në këtë tre mujorësh se sa në tre mujorëshin e parë të vitit të kaluar, e kjo është një ndryshim i vogël i rritjes ekonomike, dmth janë duke u stabilizuar treguesit makroekonomikë mirëpo ende ka vështirësi sepse ende ka inflacion dhe tiparet e ekonomisë të Kosovës janë sepse ekonomia e Kosovës gjithçka importohet për fat të keq e për atë arsye çmimet janë ende të larta”, vlerëson Bellaqa.

Para liberalizimit të vizave, ishte shfaqur skepticizëm se mund të ketë rritje ekonomike në vend, pasi paralajmërohej për ikje masive të qytetarëve.

Të ngjashme