Lajme
Ekonomia e vendit në rrezik, Shala tregon çka e pret Kosovën nëse kalon projektligji për Fondin Sovran
Demokracia
16:55 | 27 Nëntor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se ligji për Fondin Sovran është një prej ligjeve më të dëmshme për ekonominë e vendit.

Shala e dha këtë deklaratë për GazetaBlic, pasi Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjten në rend dite do ta ketë edhe votimin në leximin e dytë të projektligjit për Fondin Sovran.

“Ne tashmë kemi ngritur shqetësimet tona edhe në Komisionin për ekonomi, por edhe gjatë dëgjimit publik që Ligji i cili ka ardhë si draft i tillë definitivisht është një prej ligjeve më të dëmshme që mund ta ketë ekonomia e vendit tonë”, tha Shala.

Sipas Shalës, ky ligj zhdukë konkurrencën zhvillimore të ndërmarrjeve.

“Pra, një ligj i cili luan pa ndonjë analizë të mirëfilltë me pronën publike dhe një kopje e zbehtë e kolektivizimit nga e kaluara që inkorporon në të gjitha asetet e ndërmarrjeve publike , zhdukë konkurencën zhvillimore të ndërmarrjeve dhe shumë çka tjetër”, tha Shala.

“Në esencë ne e shohim si ligj jo zhvillimor, e shohim si shoqëri aksionare të dështuar qysh në start për shkak të specifikave që kanë ndërmarrjet tona, asetet dhe resurset tona natyrore”, shtoi tutje.

Në fund, ai bën thirrje që ky ligj të mos votohet.

“Në këtë relacion kemi ngritur shqetësimin dhe kërkojmë që ky ligj nuk do të duhej të votohej pikërisht për faktin që ngrit kapacitetet zhvillimore, përkundrazi do të stagnojnë të gjitha ato ndërmarrje që do të inkorporohen brenda kësaj nisme legjislative”, tha Shala

Të ngjashme