Sipas vlerësimeve të Eurostat, të cituara në raportin e Bankës Qendrore “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”, shënoi rritje vjetore prej vetëm 0.4 për qind në TM1 2024, ndërsa një rritje tremujore prej 0.3 përqind. Kjo rritje e moderuar, sipas BQK-së, reflekton ndikimin e vazhdueshëm të normave të larta të interesit, të cilat kanë zbehur si konsumin ashtu edhe aktivitetet investuese në të gjithë rajonin.
Kontribuesit kryesorë në këtë rritje përfshijnë konsumin efamiljeve, i cili shtoi 0.1 pikë përqindje në shifrën e përgjithshme, dhe eksportet neto, të cilat kontribuan me 0.9 pikë përqindje.
“Ekonomia e Eurozonës, sipas vlerësimeve të Eurostat-it, shënoi rritje vjetore prej vetëm 0.4 përqind në TM1 2024, e një rritje tremujore prej 0.3 përqind. Rritja e ngadalësuar ekonomike u ndikua nga normat ende të larta të interesit që frenuan konsumin dhe investimet. Komponentët kryesor që ndikuan në rritjen ekonomike të Eurozonës në TM1 2024 ishin konsumi final i ekonomive shtëpiake prej 0.1 pikë përqindje dhe eksporti neto prej 0.9 pikë përqindje, ndërsa formimi i bruto kapitalit dhe inventari kontribuuan negativisht prej 0.3 pikë përqindje.” – thuhet në njoftimin e BQK-së.