Lajme
‘Eklips’ dhe ‘Solaris’| Dy super jahtet e Abramovich që i shpëtuan sanksioneve, kanë gjetur “parajsën” në Turqi
Demokracia
10:43 | 25 Mars 2022

Share:

Dy super-jahtet e miliarderit rus Roman Abramovich, i cili është vënë në fokusin e sanksioneve të perëndimit për marrëdhëniet e tij me Vladimir Putin, janë ankoruar në ujërat “e sigurta” të Turqisë jugperëndimore, përballë ishujve grekë.

Bëhet fjalë për “Eklips”, (162 metra i gjatë), që të martën u ankorua në qytetin bregdetar Marmarida, pranë Rodosit, edhe për Solaris (139 metra i gjatë), i cili mbërriti të hënën në qytetin e Bodrumit.

Dy jahtet luksoze, që mbajnë flamurin e Bermudës, vlejnë më shumë se 1.2 miliardë dollarë . Dhe për të mos u konfiskuar, dy mjetet lundruese duhet të ndodhen jashtë territorit të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Kjo është arsyeja pse pronari i Chelsea ka zgjedhur Turqinë si një strehë të sigurt për jahtet e tij, pasi shteti fqinj deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë apo personave të lidhur ngushtë me Putinin.

“Jahtet ruse që janë sanksionuar mund të lundrojnë lirshëm dhe të operojnë jashtë ujërave territoriale të BE-së, Britanisë se Madhe dhe SHBA-së”, tha për CNBC analisti i Keystone Laë, Benjamin Maltby.

Edhe pse Ankaraja e ka dënuar pushtimin rus, vendi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës, duke e bërë atë një “parajsë” për manjatët rusë që po “persekutohen” në vendet perëndimore.

 

Të ngjashme