Ekipi olimpik i Kosovës, që përfaqësoi vendin në lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”, kthehet sonte në Kosovë.
Ekipi përbëhet nga skitarët: Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
Arritja e ekipit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhet në orën 19:30, me linjën përmes Stambollit.