Sport
Ekipi nga Londra në negociata me De Gea-n, spanjolli mund të rikthehet në Premier Ligë
Demokracia
13:33 | 19 Tetor 2023

Share:

West Ham po tenton transferimin e lojtarit të lirë, pa klub që prej largimit nga Manchester United. Portieri spanjoll është pa “koordinata” që kur u largua nga “Old Trafford”, në fund të kontratës së tij, në verë, ndërsa është paksa befasuese që një “gardian” kaq i mirë ende nuk ka gjetur një ekip të ri.

De Gea padyshim që tregoi shenja se e ka kaluar më të mirën në fund të karrierës së tij te Manchester United, por ende mbetet një emër i madh mes shtyllave, me siguri ka diçka për t’iu ofruar disa klubeve në Premier League dhe gjetkë.

Sipas “Football Transfers”, West Ham duket i gatshëm t’i japë De Gea një tjetër shans në Angli, megjithëse preferenca e tij duket të jetë kthimi në Spanjë.

Do të ishte interesante ta shihnim De Gea te West Ham, megjithëse ka jo pak tifozë në “Old Trafford” që do donin ta kthenin atë, pasi kanë parë formën e dobët të Andre Onana, që kur u bashkua me “Djajtë e Kuq” në verë.

Ish-portieri i Interit nuk është dukur aspak mirë deri më tani, duke bërë disa gabime individuale të kushtueshme, të cilat nxjerrin në pah gabimin e Manchester United në largimin e De Gea.

Të ngjashme