Sport
Ekipi nga Kosova XTEAM është në finale të turneut të CS:GO CEE Champions
Demokracia
07:11 | 07 Qershor 2022

Share:

Suksesi i ekipeve shqiptare në lojën e CS:GO, po vazhdon të jetë më i madh dita e ditës, tani ekipi tjetër XTEAM është duke u treguar i suksesshëm në turneun CEE Champions ku shpërndahen çmime në vlerë 30.000 dollarë.

CEE Champions është turne në lojën e CS:GO i cili mbahet çdo vit, ku marrin pjesë 32 skuadra të ndryshme nga Evropa.

XTEAM sot zhvilluan ndeshjen e gjysmëfinales kundër ekipit Enterprise të cilën e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Tash ekipi shqiptar e pret fituesin e ndeshjes SC eSports kundër BlueJays për t’u përballur në finale të turneut, ku për vendin e parë do të ndahen 15.000 dollarë.

Këtë sukses ekipi XTEAM e arriti pasi përfundoj në vendin e tretë të turneut të CS:GO i cili u organizua në kuadër të XP GAME FEST në Prishtinë.

Për momentin ekipi XTEAM, renditet në vendin e 88 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ky është formacioni i ekipit XTEAM:

Arlind ‘deb0‘ Sadiku

Qendrim ‘v1w‘ Hajrizi

Serdar ‘cerber‘ Mahmuti

Arbnor ‘arbnorz‘ Sadiku

Atif ‘gejmzilla‘ Mustafa

/Telegrafi/

Të ngjashme