Sport
Ekipi nga Kosova debuton me fitore në turneun më të madh në botë për CS:GO
Demokracia
13:20 | 09 Maj 2022

Share:

Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë në turneun më të madh në botë për CS:GO “PGL Antwerp Major 2022”.

“BNE” në ndeshjen e parë triumfuan ndaj ekipit turk, “Eternal Fire” me rezultat të ngushtë 16:14.

Ekipi shqiptar e nisi raundin e parë me humbje, e që më pas fituan gjashtë raunde radhazi.

Për “Bad News Eagles” kjo ishte ndeshja e parë në pjesëmarrjen e parë në këtë turne.

Ndeshjen e djelmoshave shqiptar e ndjeki edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili publikoi dy fotografi nga ku shihej me fanellën e ekipit duke e ndjekur lojën nga telefoni./Demokracia.com/

Kurti vesh fanellën e “Bad News Eagles” dhe përcjell lojën e tyre në turneun më të madh të CS:GO

Të ngjashme