Lajme
Ekipi i OBSH-së viziton tregun në Wuhan ku u identifikuan infeksionet e para me COVID-19
Demokracia
12:18 | 31 Janar 2021

Share:

Një ekip i ekspertëve të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është duke hetuar origjinën e COVID-19 vizitoi të dielën një treg në Wuhan, qendra ku u zbulua fillimisht koronavirusi i ri.

Që kur u lëshuan nga karantina dy-javore të enjten, ekipi i OBSH-së ka vizituar spitale dhe tregje, si dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Wuhanit me virusin, e cila përfshinte një bllokim 76-ditor të qytetit prej 11 milionë banorësh, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

OBSH, e cila ka kërkuar të menaxhojë pritjet, tha të premten se anëtarët e ekipit do të ishin të kufizuar në vizitat e organizuara nga nikoqirët e tyre kinezë dhe nuk do të kishin asnjë kontakt me anëtarët e komunitetit, për shkak të kufizimeve shëndetësore.

Hyrja e publikut në tregun Huanan (vendin ku u identifikuan rastete e para me COVID-19) është kufizuar që kur u mbyll në fillim të vitit të kaluar.

Tani qëndron si një pikë referimi në një qytet që ishte traumatizuar si epiqendra origjinale e asaj që u bë pandemi.

Ekspertët thonë se tregu Huanan ende luan një rol në gjurmimin e origjinës së virusit, pasi grupi i parë i rasteve u identifikua aty.

Hetimi i udhëhequr nga OBSH në Wuhan ka qenë i rrënuar nga vonesat, shqetësimi mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat akuzuan Kinën për fshehjen e përmasave të shpërthimit fillestar dhe kritikuan kushtet e vizitës, nën të cilën ekspertët kinezë kryen faza e parë e hulumtimit./Demokracia.com

 

Të ngjashme