Sport
Ekipi i Ligës së Parë i mund U19-shat e Kosovës në ndeshje kontrolluese
Demokracia
19:34 | 21 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja U19 e Kosovës është mposhtur nga Drenasi i Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 0-2 në ndeshje kontrolluese.

Skuadra e Leotrim Krasniqit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kosovës U19, ndërsa golat në këtë fitore për ekipin e Drenasit i kanë shënuar Ardi Qorri dhe Ermir Karaxha.

Ndeshja mes Kosovës U19 dhe Drenasit u zhvillua në stadiumin te Kampi Nacional në Hajvali.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova U19 do të mas forcat edhe me skuadrën e 2 Korrikut./Demokracia.com/

Të ngjashme