Sport
Ekipi i Dukagjinit mbërrin në Gjibraltar pas një udhëtimi të gjatë
Demokracia
15:10 | 19 Korrik 2023

Share:

Skuadra e Dukagjinit është nisur në mbrëmjen e së martës për të mbërritur vetëm gjatë ditës së sotme në Gjibraltar në një udhëtim mjaft të gjatë.

Atje, klinasit do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj FC Europas në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në sfidën kthyese, të besuarit e Armend Dallkut do të hyjnë me epërsinë prej 2:1 të krijuar para një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Falë golave të Bujar Shabanit dhe Iljasa Zulfiut, klinasit kanë avantazh para ndeshjes së kthimit.

Të ngjashme