Ekipet angleze të futbollit dhe organizat të tjera kanë filluar mbylljen e adresave të tyre në Facebook, Twitter dhe Instagram në shenjë proteste kundër abuzimit online, gjë që do të zgjasë për 4 ditë.
Grupet që marrin pjesë në këtë iniciativë përfshijnë Premier League, English Football League, Professional Footballers’ Association dhe më tepër. Qëllimi i kësaj proteste është bërja e ndryshimeve kundrejt komenteve diskriminuese dhe rraciste. Ato madje kanë shkruar një letër që i drejtohet CEO-ve të Facebook dhe Twitter,Mark Zuckerberg dhe Jack Dorsey, duke i njohur ata me kërkesat e tyre.
Këto kërkesa ishin mjaft të qarta: bllokimi ose filtrimi i postimeve që përmbajnë material diskriminues ose rracist, fshirja e postimeve abuzive, përmirësimi i proçesit të verifikimit që do të lejojë forcat policore të identifikojnë përdoruesit abuzues dhe bashkëpunimi i platformave me policinë për uljen e rasteve të diskriminimit.