Lajme
Ekipet e anesteziologjisë në krye të detyrës kur të tjerët festojnë ndërrimin e motmoteve
Demokracia
21:35 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Nata e ndërrimit të viteve nuk do të ishte e njëjtë pa të gjithë ata që qëndrojnë në krye të detyrës me përkushtim

“Sonte në këtë natë festive, kur të gjithë festojnë në vende, forma dhe kushte të ndryshme, ekipet kujdestare mjekësore janë në vlugun e punës.

Të tillë janë edhe ekipet nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, ku një pjesë sonte zhvillojnë luftë të pa kompromis për të trajtuar sëmundjet dhe gjendjet e rënda të të sëmurëve kritik në MIQ-in e QKUK- së, ndërsa pjesa tjetër presin me ankth orën e ndërrimit të moteve kur mund të ketë të lënduar të ndryshëm e të cilët do të kenë nevojë për trajtim kirurgjik.

Ekipi tjetër, bën punë të përcjellur me gëzim. Ua mundësojnë nënave të reja që duhet të kryejnë lindje me operacion, që në Vitin e Ri të hyjnë së bashku me beben dhe mëmësinë./Telegrafi/

Nata e ndërrimit të viteve nuk do të ishte e njëjtë pa të gjithë ata që qëndrojnë në krye të detyrës me përkushtim.

Pasioni i tyre për punën frymëzon secilin prej nesh.

Gjithë këtyre u shkoftë puna mbarë dhe e Gëzofshin Vitin e Ri 2023!“, shkruan Prof. Ass. Rexhep R.Gjyliqi, MD.

Të ngjashme