Sport
Ejupi: me Berishën kemi qenë vazhdimisht në kontakt, lojtarët si ai gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura te Prishtina
Demokracia
16:02 | 22 Shtator 2021

Share:

Klubi më i trofeshëm i futbollit kosovar, FC Prishtina ka prezantuar sot transferimin e ri, Besart Berishën.

Berisha u prezantuar në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet në praninë e presidentit të klubit, Remzi Ejupit, përcjell Demokracia.com.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi në konferencë tha se ata kanë qenë në kontakt me Besart Berishën, por tha se largësia ishte ajo që i pengonte ata.

“Me Berishën kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Berisha ka qenë gjithmonë i gatshëm, por fatkeqësisht ka qenë larg”, tha Remzi Ejupi në konferencën për gazetarë.

Tutje, i pari i klubit kryeqytetas theksoi se lojtarët si Besart Berisha i kanë dyert e hapura te klubi që ai drejton.

“Lojtarët si Berisha, me bagazh nga ligat evropiane, gjithnjë do t’i kenë dyert e hapura te FC Prishtina”, shtoi numri një i FC Prishtinës.

36-vjeçari do ta mbajë numrin 33 në fanellën e klubit “bardhekaltër”.

Besart Berisha kulmin e karrierës e kishte në Australi atje ku arriti të stolisej katër herë me titullin kampion.

Berisha njëkohësisht është edhe golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola. /Demokracia.com

Të ngjashme