ShowBiz
Einxhel Shkira reagon ashpër për hyrjen e Sabianit në BBVA: Kontroll i frikshëm i fëmijës
Demokracia
10:44 | 05 Mars 2023

Share:

Spektaklin e mbrëmshëm (e shtunë) shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkua sërish këngëtari i njohur, Sabiani.

Fillimisht këngëtari hyri në shtëpi për të takuar vajzën e tij Keisin, ndërsa më pas u prezantua si konkurrenti më i ri i shtëpisë së famshme.

Hyrja e Sabianit shkaktoi mjaft të qeshur, por edhe reagim në shtëpi pasi të gjithë filluan të aludonin sesi mund të shkojnë raportet mes tij dhe partnerit të Keisit, Kristit.

 

Reagime për hyrjen e Sabianit kishte edhe në rrjete sociale, një nga personat publik që ka reaguar është edhe ish-banorja e BBVA, Einxhel Shkira.

Einxhel ka postuar nga status në llogarinë e saj në Twitter, ku u shpreh se hyrja e këngëtarit është totalisht një dhunë psikologjike për vajzën e tij.

“Përtej shakas, kjo që ndodhi është aspak normale jo për pjesën e spektaklit sepse ishte shumë argëtuese, por është totalisht e pashëndetshme jo vetëm si marrëdhënie por totalisht një dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë!”, ka shkruar Einxhel.

Kujtojmë që Sabiani ishte pjesë edhe edicionit të vitit të kaluar të Big Brother VIP Albania.

Të ngjashme