ShowBiz
Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta shohim
Demokracia
12:38 | 28 Qershor 2024

Share:

Einxhel Shkira, përmes një postimi në Instagram, bëri me dije se do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush i komentoi Einxhel, duke thënë: “Einxhel, do të të shohim sërish në “Big Brother”, siç po lexojmë, megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, por jo sërish pjesë të atij formati. Je më e mira!”.

 

Ajo i bëri reply komentit, duke u shprehur: “Në TV ë sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”. Pra, Einxhel do të vijë siç duam ne, me mendimet dhe argumentet e saj.

Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta

Për një kohë të gjatë, Einxhel i ka munguar publikut. Pasi u bë nënë, moderatorja dhe ish-banorja e “BBVA 1”, bëri një shkëputje të gjatë, por mesa duket është gati për një rikthim. Nuk dihet nëse do të jetë në rolin e opinionistes, apo në një tjetër format, por Einxhel nuk do t’i thoshte “jo” propozimit për të qenë në karrigen e opinionistes në “BBVA 4”. E ftuar te “Cherry on Top”, ajo u shpreh:

“Nuk e kam ndjerë veten gati për t’iu rikthyer ekranit. Ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste. Në sezonin e dytë mora një telefonatë për të qenë opinioniste, mirëpo kisha 10 ditë që kisha sjellë Trevin në jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes ato momentet e bukura të fillimit për një projekt që sigurisht mua më pëlqente shumë, por m’u desh të vendosja lumturinë para karrierës”.

 

Më tej, u shpreh se ky rol i shkon si format: “Patjetër, do më kishte pëlqyer. Besoj më shkon për shtat si format”,

Të ngjashme
ShowBiz • 30 Qershor 2024