Lajme
Ehat Miftaraj: Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit
Demokracia
10:04 | 21 Mars 2023

Share:

Ehat Miftaraj  drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

Ai ka thënë se korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë , korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit.

“Korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë me krye një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emërimin e bordeve me injorantë dhe servila”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.

Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.

Tallava qeverisja nuk është ndryshe.  Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar.

Të ngjashme