Sport
Egzon Shala mëson shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Demokracia
18:21 | 29 Korrik 2021

Share:

Mundësi kosovar do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.

Egzoni në një deklaratë për faqen zyrrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës e ka vlerësuar tejet të pafat shortin, përcjell Demokracia.com.

“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropin për Tokio 2020”, tha Shala.

Egzon Shala do të garojë me datën 5 gusht. /Demokracia.com

Të ngjashme