Lajme
Egzon Azemi i VV-së ia huq keq: Publikon fotografi të helikopterëve kinse në Kosovë, ato janë të realizuara në Gjermani
Demokracia
17:24 | 30 Maj 2025

Share:

Ish-asamblisti i VV-së në Prishtinë, tash këshilltar i Arben Vitisë, Egzon Azemi, ia ka huqur keq.

Ai ka publikuar një fotografi me helikopterë, që sipas tij, po trajnohen ushtarët e Kosovës.

“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë!”, ka shkruar ai.

Por, me një kërkim në rrjet del se ajo fotografi është publikuar në Reddit një muaj më parë. Fotografia, sipas publikimit, është shkrepur afër Ansbach në Gjermani, në vitin 2020.

Të ngjashme