ShowBiz
Egli Tako dhe Fifi po vijnë me bashkëpunim
Demokracia
10:57 | 28 Maj 2025

Share:

Egli Tako vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Jetë”.

Ky rikthim i ish-banores së Big Brother VIP Albania 4 u mirëprit dhe mori reagime të shumta pozitive.

Ndërkohë, ajo po vazhdon punën për projekte të tjera, ku po fliten edhe disa bashkëpunime.

E një të tillë do ta sjellë edhe me Filloreta Raçin – Fifin, kurse artistin/en tjetër nuk e bëri të ditur.

“Kush na e ka bërë fotografinë kush, së shpejti. Fifi x Egli x?”, thuhet në postim.

Egli tani ka bashkëpunëtore të ngushtë Fifin dhe një pjesë të kohës po e kalon në Kosovë.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë po përgatitin për publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/

Të ngjashme