Lajme
Egjipti thotë se 335 të huaj dhe 76 të plagosur kanë kaluar kufirin nga Gaza
Demokracia
18:55 | 01 Nëntor 2023

Share:

Sipas autoriteteve egjiptiane, kanë qenë 335 shtetas të huaj, si edhe 76 persona të plagosur, të cilët e kanë kaluar kufirin në kalimin Rafah, nga Gaza drejt Egjiptit.

Këto shifra kanë të bëjnë vetëm me kalimet e 24 orëve të fundit, siç ka shpjeguar një zyrtar i lartë egjiptian.

Nuk bëhet ende me dije se cilave kombësi shtetasit e huaj i përkasin. Po ashtu, nuk mësohet as nëse të plagosurit janë të gjithë palestinezë, apo shtetas të kombësive të tjera.

Këto kalime do të bëhen edhe më të shpeshta në ditët në vijim, sipas autoriteteve egjiptiane.

Teksa, nga Shtëpia e Bardhë, është bërë me dije se ka akorde konkrete për të lejuar kalimin e më shumë amerikanëve përmes këtij kalimi në jug të Gazës, për të shmangur situata të mundshme të pakëndshme, me inkursionin e mëtejshëm izraelit në gjithë pjesën e Rripit.

 

Të ngjashme