Lajme
Egjipti pret samitin për luftën Izrael-Hamas
Demokracia
10:28 | 21 Tetor 2023

Share:

Egjipti po pret dhjetëra liderë rajonalë dhe zyrtarë të lartë perëndimorë për një samit mbi luftën midis Izraelit dhe grupeve terroriste palestineze në Gaza.

Takimi i të shtunës në Kryeqytetin e Ri Administrativ të Egjiptit, në lindje të Kajros, do të diskutojë mënyrat për të de-përshkallëzuar luftimet dhe për të kërkuar një armëpushim mes shqetësimeve në rritje për një konflikt rajonal, raportojnë mediat shtetërore të Egjiptit.

Në mesin e atyre që marrin pjesë në samit janë liderët e Qatar-it, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Autoritetit Palestinez.

Të pranishëm janë gjithashtu kryeministrat e Italisë, Spanjës, Greqisë dhe Kanadasë dhe presidenti i Këshillit Evropian, sipas gazetës së përditshme shtetërore Al-Ahram.

Ministrat e Jashtëm nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu, raporton gazeta.

 

Të ngjashme