Egjipti është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.
Kombëtarja egjiptiane triumfoi ndaj Marokut 2:1 në çerekfinale duke e prerë biletën për gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët në minutën e shtatë krijuan avantazh kur Boufal realizoi nga penalltia.
Shifrat i barazoi ylli i Egjiptit, Mohamed Salah tetë minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës.
Me rezultatin 1:1 u mbyllën 90 minutat e rregullta, me ç’rast për të përcaktuar fituesin u deshën edhe vazhdimet dy herë në 15 minuta.
Po rrjedhte minuta e 100-të kur Trezeguet me ndihmën e Salah përmbysi gjithçka dhe i siguroi Egjiptit fitoren.
Egjipti në gjysmëfinale luan kundër Kamerunit./Demokracia.com/