Lajme
Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara, të gatshme për forcë sigurie në Gaza pas luftës
Demokracia
10:35 | 27 Qershor 2024

Share:

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, i ka njoftuar homologët gjatë vizitës së tij të fundit në Lindje të Mesme dhe Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të përgatitura për të marrë pjesë në një forcë sigurie në Gaza pas luftës. Kështu i thanë të martën tri burime të afërta me çështjen gazetës “The Times of Israel”.

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur që të grumbullojnë aleatë arabë për këtë nismë, përderisa po përgatiten për ta paraqitur vizionin e tyre për menaxhimin e Gazës pas luftës, edhe pse një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit mbetet i vështirë për t’u arritur, raporton gazeta izraelite.

Gjatë vizitave në Katar, Egjipt, Izrael e Jordani para dy javëve, kryediplomati amerikan i njoftoi bashkëbiseduesit se ShBA-ja ka bërë përparimrreth kësaj çështjeje, duke marrë përkrahje nga Kajroja dhe Abu-Dabi për formimin e një force që do të punonte krahas oficerëve lokalë palestinezë, sipas një zyrtari arab, një zyrtari amerikan dhe sipas një burimi të tretë të afërt me këtë temë.

Megjithatë, zyrtarët thanë se Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përcaktuan kushte për përfshirjen e tyre, përfshirë një kërkesë që nisma të jetë e lidhur me hartimin e një plani për njështet palestinez në të ardhmen – rezultat për të cilin kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta bllokojë.

Burimi i tretë me njohuri për temën tha se Egjipti gjithashtu po e kërkon tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza – kusht që me gjasë bie ndesh me zotimin e Netanyahut për ta mbajtur kontrollin e përgjithshëm të sigurisë në Rripin e Gazës edhe pas luftës, me mundësinë për të rihyrë sipas nevojës për ta parandaluar ringjalljen e Hamasit.

Të ngjashme