Derisa numri i gazetarëve të vrarë ka rënë ndjeshëm në Europë në krahasim me vitin e kaluar, numri i rasteve të mosndëshkimit për vrasje vazhdon të rritet.
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) numëron aktualisht 48 krime të pandëshkuara në 13 vende. Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve më 2 nëntor 2023, EFJ u bën thirrje shteteve të ndërmarrin veprime konkrete për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për këto krime.
Lexo Edhe:
48 vrasje dhe atentate ndaj gazetarëve mbeten të pandëshkuara në Evropë: 16 në Kosovë, 7 në Rusi, 6 në Ukrainë, 6 në Turqi, 3 në Serbi, 2 në Greqi, 2 në Azerbajxhan, 1 në Sllovaki, 1 në Maltë, 1 në Mbretërinë e Bashkuar, 1 në Qipro, 1 në Mal të Zi dhe 1 në Bjellorusi.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, më 2 nëntor, gjashtë raste të mosndëshkimit iu shtuan listës evropiane të pandëshkueshmërisë, tha EFJ.
Pothuajse tetë vjet pas miratimit të Rekomandimit të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve, 46 shtetet anëtare kanë qenë të ngadalta në vendosjen e një kuadri legjislativ gjithëpërfshirës të aftë për të parandaluar mosndëshkimin dhe për t’u ofruar gazetarëve një fushëveprimi të mbrojtur.
“EFJ u kujton shteteve anëtare të Këshillit të Evropës përkushtimin e tyre për të ngritur hetime të posaçme gjyqësore ose jo gjyqësore për raste specifike ose organe të pavarura të specializuara për të kryer hetime të tilla në mënyrë të vazhdueshme”, tha kryetarja e EFJ-së, Maja Sever.
“Kërkojmë që të vendoset kjo procedurë për secilin nga 48 rastet e mosndëshkimit të identifikuara në Evropë. Mosveprimi i autoriteteve publike do të ishte i barabartë me bashkëpunim me vrasësit”./Express/
Rastet e mosndëshkimit për vrasje në Europë:
Đuro Slavuj (Kosovo)
Ranko Perenić (Kosovo)
Afrim Maliqi (Kosovo)
Enver Maloku (Kosovo)
Ljubomir Knežević (Kosovo)
Aleksandar Simović (Kosovo)
Krist Gegaj (Kosovo)
Momir Stokuća (Kosovo)
Marjan Melonaši (Kosovo)
Shefki Popova (Kosovo)
Xhemajl Mustafa (Kosovo)
Bekim Kastrati (Kosovo)
Bardhyl Ajeti (Kosovo)
Ismail Bërbatovci (Kosovo)
Gabriel Grüner (Kosovo)
Volker Krämer (Kosovo)
Yuri Shchekochikhin (Russia)
Anna Politkovskaya (Russia)
Gadzhimurad Kamalov (Russia)
Akhmednabi Akhmednabiyev (Russia)
Timur Kuashev (Russia)
Mikhail Beketov (Russia)
Nikolai Potapov (Russia)
Andrea Rocchelli (Ukraine)
Andrei Mironov (Ukraine)
Georgiy Gongadze (Ukraine)
Pavel Sheremet (Ukraine)
Oleksandr Kuchynsky (Ukraine)
Viacheslav Veremii (Ukraine)
Hrant Dink (Turkey)
Uğur Mumcu (Turkey)
Jamal Khashoggi (Turkey)
Rohat Aktaş (Turkey)
Naji Jerf (Turkey)
Saaed Karimian (Turkey)
Slavko Curuvija (Serbia)
Milan Pantić (Serbia)
Dada Vujasinovic (Serbia)
Sokratis Giolias (Greece)
Giorgos Karaivaz (Greece)
Rafiq Tagi (Azerbaijan)
Elmar Huseynov (Azerbaijan)
Jan Kuciak (Slovakia)
Daphne Caruana Galizia (Malta)
Martin O’Hagan (United Kingdom)
Kutlu Adalı (Cyprus)
Dusko Jovanovic (Montenegro)
Aleh Byabenin (Belarus)
Share Now