ShowBiz
Efi Dhedhes do të marrë drejtimin e Big Brother Vip Fan Club? Ja detajet
Demokracia
14:01 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Efi Dhedhes është një emër i lakuar për të marrë drejtimin e Big Brother Fan Club këtë edicion.

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri do të nisë të shtunën e 13 janarit dhe këtë sezon do të moderohet nga Ledion Liço.

Deri më tani nuk ka asnjë emër të konfirmuar për drejtimin e Fan Club.

Një emër i përfolur ishte edhe Kiara Tito, por moderatorja është në pritje të ëmbël dhe duket se do të marrë një pause nga ekrani.

Nga ana tjetër, Efi konfirmoi javën e kaluar rikthimin në ekran. Ajo nuk ka moderuar asnjë program më parë, por ka qenë konkurrentë në disa reality show si Përputhen, Kepi i Tundimeve dhe së fundmi edhe Big Brother Vip.

Të ngjashme
ShowBiz • 11 Maj 2024