Intervista
Efektet anësore të përdorimit të antibiotikut, Krasniqi tregon sa përdoret ky medikament në Kosovë
Demokracia
18:31 | 09 Qershor 2024

Share:

Për kah përdorimi i antibiotikëve, shteti i Kosovës vazhdon të cilësohet si një ndër shtetet lidere në Europë. Si vend ku barnat mund të blihen në çdo farmaci pa përshkrimin e mjekut, shkalla e lartë e përdorimit të antibiotikëve në Kosovë vlerësohet se është e pakontrolluar.

Në një prononcim për GazetaBlic, në lidhje me këtë çështje ka folur specialisti i mjekësisë familjare Gani Krasniqi.

Ai potencoi se antibiotikët në Kosovë gjejnë përdorim të madh nga qytetarët dhe gjithashtu, sipas tij duhet të bëhet analiza e antibiogramit për të verifikuar se qfarë antibiotiku duhet të përdorim.

A ka efekte anësore përdorimi i antibiotikëve?

“Përdorimi i antibiotikëve në Kosovë përdoret shumë, përdoret pa masë dhe përdoret pa antibiogram, gjë që është një prej analizave kryesore për përdorim të antibiotikut. Këshillohet pacienti se duhet për ta bërë antibiograme për përdorimin e antibiotikut, nëse është ajo është e shkaktuar prej baktereve. Kemi inflamacione të ndryshme jo veç prej bakterieve, por edhe prej virusit që i takohet sistemi i organizimit, edhe prej virusit edhe prej ftohjeve të rëndomtë tanë kur nuk guxon me përdorë antibiotiku”, tha tutje specialisti i mjekësisë familjare”, deklaroi specialisti i mjekësisë familjare.

Sa ka përdorim antibiotiku në Kosovë?

“Tek ne në Kosovë, përgjithësisht është një është vendi ballkanik më së shumti që përdoret antibiotiku. Na duhet të bëjmë një antibiogram për të vërtetuar cilin antibiotik me përdorë. Mosha nuk është specifike ajo mund të përdoret prej porsa të lindurëve. Duhet të përdoret shumë me kujdes antiobiotiku”, tha ai.

“Vetëm kur ka nevojë domethënë arsyeja e vetme dhe e mundur është vetëm, atëherë kur ka nevojë dhe kur antibiotiku është i caktuar për llojin e baktereve që ka shkaktuar infeksionin, në të kundërtën është një një bakteri që persiston vazhdimisht në sistemin e tretjes së ushqimit ne e çrregullojmë disbalancën e saj që përdoret për potrifikimin e ushqimit për kalben fakt të ushqimit. Me të thënë të drejtën është e tmerrshme çka bëhet, dhe çka abuzohet me barnat sot në Kosovë, e veçanërisht këtu në qytetin tim, që unë e di fort mirë që po të kesh para të gjithë barnatoren mund ta blesh. Domethënë nuk ka një barrierë që e pengon blerjen e antibiotikut, në Kosovë drejtpërdrejt me tha me plot gojë në qytetin ku jetoj, domethënë kurrfarë kriteri nuk ka për të parandaluar këtë abuzim tej masat të antibiotikut”, përfundoi specialisti i mjekësisë familjare Gani Krasniqi.

Të ngjashme