Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Madje nga kjo kompani kanë thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për KoSsev.
Nga ana tjetër, nga ZRrE thanë sot rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1 për qind “vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO.”
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever.”
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës