ShowBiz
Edona James qan pas debatit të ashpër me Santianën për Bucin
Demokracia
14:49 | 18 Janar 2024

Share:

Edona James është përfshirë ditën e djeshme (e mërkurë) në një debat të ashpër me Santiana Malokun.

Kjo pasi bukuroshja nga Gjakova e akuzoi Bucin se e kishte sharë gjatë kohës që po qëndronin në oborr.

Ajo i tha që të mos gënjejë pasi nuk e kishte thënë një gjë të tillë, e në një moment filloi edhe të qante.

Maloku nga ana tjetër i tha vazhdimisht se e shau dhe se kjo do të dalë në Prime.

E njëjta u nervozua tejet mase dhe nuk ndalej së bërtituri në drejtim të Edonës.

Megjithatë, nuk e zbuloi fjalën që ia kishte thënë, pasi e përmendi disa herë që nuk tregohet.

Të ngjashme