ShowBiz
Edona James: Kam ‘penthouse’ 300 mijë euro në Gjermani, kam edhe pastruese
Demokracia
20:15 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Edona James së fundmi ka bërë një bisedë me banoren e Big Brother, Kader Kicajn.

Ato flasin për jetën e saj në Gjermani, si jeton dhe çfarë bën më konkretisht atje.

Transgjinorja nga Suhareka tha që jeton vetëm që nga mosha 16 vjeçare dhe se ka blerë penthouse.

Foto: Screenshot/YouTube

“Prej 16 vjeçe jetoj vetëm, kam ‘penthouse’ në Stuttgart, kam edhe pastruese se nuk kam kohë me fshi”, u shpreh ajo.

Biondja tutje shtoi: “Punët m’i kryen një herë në javë. S’kam kohë. E kam blerë ‘penthouse’ 300 mijë euro”.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona ka qenë e sinqertë shumë herë brenda shtëpisë, duke rrëfyer edhe për punët që ka bërë si dhe për mënyrën e jetesës.

Ajo nuk e ka problem të ndajë çdo gjë me publikun dhe se nuk i vjen turp për asgjë.

Të ngjashme