Sport
Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje me Lille pas një periudhe mungese
Demokracia
16:55 | 11 Mars 2025

Share:

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Lille pas një periudhe të gjatë mungese.

Lille postoi disa fotografi ku Zhegrova shihet duke u stërvitur individualisht, duke e përshkruar si “një tjetër lajm i mirë”. 

Megjithatë, Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmund.  

Lille do të presë Dortmundin të mërkurën në ora 18:45 për ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. 

Zhegrova zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në kampionatin francez kundër Marseillet më 14 dhjetor. 

Ai do të jetë jashtë listës së Franco Fodas për ndeshjet e marsit me Islandën.

Të ngjashme