Sport
Edon Zhegrova flet pas supergolit me Lille: Është dëshmi se po punoj shumë, s’jam i lumtur për rezultatin
Demokracia
21:04 | 10 Prill 2022

Share:

Edon Zhegrova është shprehur i lumtur me supergolin e realizuar sot me Lillen, por jo edhe me rezultatin ndaj Angers në Ligue 1.

Reprezentuesi kosovar realizoi gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca, duke e “bombarduar” portën me një goditje të fuqishme, shkruan Demokracia.com.

Edon Zhegrova e “bombardon” portën nga distanca në Ligue 1, barazon shifrat për Lille

E vetë Zhegrova pohoi se ai gol është rezultat i punës që po bën në seancat stërvitore me skuadrën.

“Goli është dëshmi se po punoj shumë në stërvitje. Mundohem të shënoj gola të tillë në stërvitje. Ishte gol i bukur, por nuk jam i lumtur pasi nuk kemi fituar tri pikët. Është dashur të paraqitemi më mirë sot. Ky nuk është rezultat i mirë për ne”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes./Demokracia.com/

 

Të ngjashme