Sport
Edon Zhegrova e “bombardon” portën nga distanca në Ligue 1, barazon shifrat për Lille
Demokracia
16:54 | 10 Prill 2022

Share:

Edon Zhegrova ka realizuar gol të bukur në duelin e Lille kundër Angers në udhëtim.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar nga distanca me një goditje “predhë” e cila ka qenë e pandalshme nga portieri vendas.

Zhegrova barazoi shifrat në 1:1 me golin e tij në minutën e  74-të të takimit.

Anësori kosovar u asistua nga Celik, ndërsa lëshoi një goditje të fuqishme nga krahu i djathtë, duke e “dridhur” portën kundërshtare.

PAMJET:

 

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025