ShowBiz
Edon Shileku befasohet nga e dashura në Big Brother VIP Kosova
Demokracia
08:53 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Në natën Prime në Big Brother VIP Kosova iu bë një befasi edhe aktorit Edon Shileku, i njohur ndryshe si Victoria Owns.

E dashura e tij, Lisa, është shfaqur mbrëmë në oborrin e shtëpisë për ta takuar artistin e ‘Drag Queen’.

Edoni u gëzua në masë të madhe kur pa se jashtë në ambientet e shtëpisë ishte partnerja e tij.

“Mirë që erdhe oh Zot i madh”, u shpreh Victoria.

Ndërkaq, e dashura e tij, Lisa, i premtoi se do të jetë gjithmonë për të dhe se e ka bërë shumë krenare këtë kohë.

“Më ke bërë tepër krenare, jo vetëm mua por edhe shumë njerëz. E ki mbështetjen më të madhe në botë, të dua më së shumti në botë. Këtu jam për ty gjithë kohën, mos dysho asnjëherë”, ka thënë Shileku.

Edoni përndryshe e ka pranuar publikisht se është biseksual.

Të ngjashme