Sport
Edon Sadriu pritet të largohet nga Llapi dhe është afër marrëveshjes me klubin e Superligës
Demokracia
14:47 | 29 Maj 2022

Share:

Superliga e Kosovës pritet të jetë edhe më e zjarrtë gjatë sezonin të ardhshëm 2022/23.

Klubet tashmë veçse kanë filluar të mendojnë për prurje të futbollistëve.

Klubi Futbollistik “Ferizaj” këtë sezon është inkuadruar në Superligë, kurse dje e ka zyrtarizuar futbollistin e parë, Astrit Fazliun nga Drita.

Enigma mëson se drejtuesit e klubit nga Ferizaj janë afër marrëveshjes me sulmuesin anësor të Llapit, Edon Sadriu.

Ky transferimet pritet të bëhet pas garave evropiane ku Llapi do të paraqitet në ‘Conference League’.

Kujtojmë që Sadriu më parë ka mbrojtur ngjyrat e SC Gjilanit, KF Vitias dhe gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Ferizajt.

Të ngjashme