Sport
Edmond Thaçi pjesë e takimit virtual me AIPS
Demokracia
15:58 | 25 Shtator 2021

Share:

AIPS organizoi takim virtual përmes platformës Zoom, me përfaqësues të Asociacioneve/Shoqatave kombëtare, me qëllim të marrjes së vlerësimeve dhe komenteve rreth përgatitjeve për dy ngjarje të mëdha vjetore:

– AIPS Kongresi

– AIPS Media Awards

Kosova u përfaqësua nga presidenti i SHGSK-së Edmond Thaçi.

Gjatë diskutimit, nga Gianni Merlo u propozua që Kongresi i ardhshëm i AIPS i paraparë të mbahej në muajin mars 2022, të shtyhet për muajin tetor 2022.

Nga shumica e kryetarëve të shoqatave, u prit mirë kjo ide dhe u vendos që kjo të shtyhet për faktin se shumë shtete akoma kanë kufizime të lirisë së lëvizjes shkaku i pandemisë.

Poashtu u fol edhe për situatën me Covid 19 në secilin shtet respektiv, për punën e gazetarëve dhe rrethanat e krijuara nga pandemia.

Diteve në vazhdim, presidenti i AIPS Gianni Merlo, tha se do të dërgojë një pyetësor për gjendjen e gazetareve të sportit në secilin vend, e poashtu edhe tek ne në Kosovë.

Në muajin Nëntor 2021, do të bëhet i ditur saktë qyteti italian që do ta presë gala mbrëmjen AIPS Media Awards, kurse qyteti mikpritës i Kongresit, me shumë gjasë do te jetë Roma.

Nga SHGSK do të mundësohet aplikimi për çmimin AIPS Young Reporters, çmim që tash e sa vite edhe SHGSK e ndan në ceremoninë vjetore “Ali Shala.

Pjese e diskutimit ishte edhe pajisja me kartelat e AIPS, për të gjithë gazetarët e interesuar ta kenë atë. /Demokracia.com

Të ngjashme