Lajme
Edita Tahiri: Kosova s’duhet të bie në provokimet e Serbisë
Demokracia
21:34 | 25 Mars 2022

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia po kalon nëpër trauma, të vjetra dhe të reja, prandaj po e provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri.

Tahiri ka theksuar se Kosova nuk duhet të lejojë që të provokohet, raporton Demokracia.com.

“Serbia po kalon neper trauma, te vjetra dhe te reja, ndaj po provokon Kosoven permes protestave te sajuara ne veri te vendit! Kosova duhet te mos te lejoj te provokohet, sepse burimi i tyre lidhet me humbjet qe po pesojne edhe Rusia dhe Serbia nga bota perendimore…”, ka shkruar Tahiri. /Demokracia.com/

Të ngjashme