Lajme
Edita Tahiri fton për kujdes me Christopher Hillin, është diplomat i kalibrit të lartë
Demokracia
14:36 | 24 Gusht 2022

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se duhet të kohet shumë kujdes me deklaratat lidhur me deklaratat në raport me ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill, pasi që ai është një diplomat i kalibrit të lartë.

Kjo thirrje e Tahirit vjen pasi kryeministri Albin Kurti nga distanca polemizioni me deklaratat e ambasadorit Hill i cili e kritikoi palën kosovare për qëndrimin në dialog.

“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mire për bisedimet e Brukselit. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë t’i dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ai i ka replikuar një komentuesi duke i thënë se Hill është diplomat i kalibrit të lartë.

Hill,  dje në një intervistë lavdëroi Vuçiqin dhe tha se palët e tjera nuk u treguan konstruktive në takimin e fundit të dialogut ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.

Pak orë pasi komentuesit në rrjetet sociale e “kryqëzuan” ambasadorin amerikan, mikun e Kosovës në faza shumë delikate të saj, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai i quajti gënjeshtra deklarimet e ambasadorit Hill.

Pse po shahet nga militantët e Kurtit, Christofer Hill? Njeriu që kontribuoi shumë për lirinë e Kosovës

Të ngjashme