Lajme
Edi Rama zbulon cila do të jetë kryefjala e tij në fjalimin e nesërm në KiE kundër raportit të Dick Martyt
Demokracia
21:48 | 11 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do t’i drejtohet me një fjalim asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku do të kërkojë rishikimin e rezolutës 1782 të vitit 2011, që njihet ndryshe si raporti i Dick Martyt.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar cila do të jetë kryefjala e fjalimit të tij kundër raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama, duke theksuar se kjo do të jetë fjala e tij nesër në KiE.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

🇽🇰Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…

🇦🇱NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS

 

Të ngjashme