Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente të Kosovës.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit, përcjell Demokracia.com.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se të dielën Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës, pas raundit të tretë të votimit pasi që mori 71 vota për, duke u bërë kështu presidenti i pestë i Republikës së Kosovës./Demokracia.com/
Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2021