Lajme
Edi Rama “thumbon” Albin Kurtin pas anulimit të “Sunny Hill”: S’ka si Tirona jo
Demokracia
19:57 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “S’ka si Tirana”, përcjell Demokracia.com.

Ky duket të jetë një thumbim i tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin vazhdimisht marrëdhëniet nuk i kanë pasur të mira.

“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre  S’ka si Tirona jo ”, ka shkruar ai.

“Sunny Hill” në Prishtinë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.

Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë ato./Demokracia.com/

 

Të ngjashme