Lajme
Edi Rama publikon foton e ditës, bashkë me Joe Biden duke buzëqeshur
Demokracia
17:35 | 29 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foton e ditës ku shihet krahas presidentit amerikan, Joe Biden.

Dy liderët janë parë të buzëqeshur gjatë Samitit të NATO-s, përcjell Demokracia.com.

“FOTO E DITËS”, ka shkruar Rama krahas kësaj fotografie.

Ndryshe, Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës që do të zhvillohet sot dhe nesër, përcjell Demokracia.com.

Vlen të theksohet se nga ky samit, është bërë e ditur se Turqia ka hequr bllokadën ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë në NATO. Këto vende janë zotuar se do të bashkëpunojnë me Turqinë.

Në një marrëveshje trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën, Turqia kërkoi nga dy vendet të ekstradojnë individët e kërkuar dhe të heqin kufizimet në shitjet e armëve të vendosura pas pushtimit ushtarak të Turqisë në Sirinë verilindore në vitin 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme