Lajme
Edi Rama përmend Rugovën dhe Thaçin: Ata që i hapën rrugë mundësive që ne patëm më pas
Demokracia
12:16 | 27 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, ka folur për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë e Kosovës.

Rama ka përmendur disa nga marrëveshjes mes dy qeverisë, gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, krejt në fund foli për Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin.

“Ata që i hapën rrugë mundësive që ne patëm më pas. Një pjesë të mundësive ne shqiptarët i shfrytëzuam, një pjesë të mundësive i huqëm. Në një pjesë të konsiderueshme të bashkëjetesës tonë, bëmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin herë me sukses herë pa sukses. Kjo është një ditë e mirë, e bukur, frymëzuese edhe për këtë pamje që ka mbledhur të gjithë bashkë pavarësisht nëse do të donin apo s’do të donin ta pranonin njëri-tjetrin edhe në një mahallë”, tha Rama.

“Dy emra do të sjell në vëmendje pa të cilët nuk kuptohet ardhja deri në këtë ditë e as vazhdimësia përtej kësaj dite: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këto lidhen me Ibrahim Rugovën njeri i munguar sot, dhe Hashim Thaçi, një tjetër i munguar i madh sot në këtë sallë që është ndarë përkohësisht në një mision që vazhdon”, përfundoi fjalimin e tij Edi Rama.

Të ngjashme