Pas fjalimit të fuqishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë “fotoalbumin” e asaj dite të veçantë.
Në mesin e shumë figurave të njohura, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Musliu-Shoshi e ndoqi nga afër fjalimin e Ramës, pasi që ajo është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble.