Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se edhe ai është i prekur nga magjia e quajtur Dua Lipa.
Në një postim të tij në llogarinë personale në Instgram, ai ka postuar një video në të cilën shihet duke udhëtuar në sediljen e pasme të makinës me telefon para vetes, përderisa në prapavijë dëgjohet këngëtarja Dua Lipa, transmeton Demokracia.com
“Me Dua Lipën në Fier” ka shkruar Edi në kaptinën poshtë videos së postuar.
View this post on Instagram
Kënga që po degjonte Rama në udhëtimin e tij për në qytetin e Fierit, është “We’re Good” dhe kjo na lë të hamendësojmë që është një nga këngët e tij të preferuara dhe ne s’i vëmë faj.
Përndryshe këngëtarja kosovare është nominuar për tri kategori në BRIT awards, ku përfshihen kategoritë Female Solo Artist, Mastercard Album, and British Single./Demokracia.com