Lajme
Edi Rama jep detaje pasi Shqipëria u përfshi nga zjarri
Demokracia
19:44 | 04 Gusht 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në vend aktualisht ka 13 vatra zjarri.

Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e shpërthimeve të zjarreve.

Postimi i plotë:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.

Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158934163911523

Të ngjashme