Lajme
Edi Rama i gëzohet votimit të liberalizimit të vizave para Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës
Demokracia
14:03 | 09 Mars 2023

Share:

Edi Rama shkruan për votimin e liberalizimit para Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit

Asnjë votë kundër, Këshilli i Ministrave të BE-së voton pro liberalizimit

Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

Pak kohë pas publikimit të rezultateve ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e ka përshëndetur vendimin e KM të BE.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës”, ka shkrur Rama.

“Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, thotë tutje Rama, i cili del të jetë më i shpejt në urim sesa vetë krerët institucional të Kosovës, si Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, të cilët ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

Të ngjashme