Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lidhur drejtpërdrejt në fushatën televizive “TurkiyeBirYurek” për mbledhjen e fondeve në ndihmë të qytetarëve turq.
“Faleminderit që më keni bërë pjesë të kësaj. Të hënën Shqipëria shpalli ditë zie dhe flamujt u ulën në gjysmë shtizë për të shprehur solidaritet për këtë tragjedi. Në të njëjtën kohë, kemi dërguar ekipet dhe ushtrinë tonë, ne jemi vend i vogël, por ne nuk do të harrojmë kurrë atë që ka bërë Turqia dhe presidenti Erdogan për ne pas tërmetit në vitin 2019. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka për t’iu ndihmuar. Qeveria e Shqipërisë në emër shqiptarëve dhuron 1 milion euro. E di që nuk janë shumë, por sigurisht e dimë që duhen më shumë por për momentin kaq mund të bëjmë”, ka thënë ai.
Kjo fushatë ndihmëse po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipro dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.
Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.
Deri tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.
Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.